Na ndiqni edhe në

Bota

Trump shtyn tarifat ndaj Meksikës! Jep 90 ditë afat për marrëveshje tregtare

Trump shtyn tarifat ndaj Meksikës! Jep 90 ditë afat për

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendosur të shtyjë për 90 ditë vendosjen e tarifave të reja të larta ndaj Meksikës, në një përpjekje për të dhënë hapësirë negociatave tregtare mes dy vendeve. Lajmi u konfirmua pas një bisede telefonike mes Trump dhe presidentes meksikane, Claudia Sheinbaum, e cila u vlerësua si “shumë e mirë dhe konstruktive” nga të dyja palët.

Trump kishte paralajmëruar se më 1 gusht do të hynin në fuqi tarifa shtesë prej 30% për një sërë produktesh nga Meksika. Por pas bisedës me presidenten Sheinbaum, ai njoftoi se po jep një afat 90-ditor për të arritur një marrëveshje të re. Ndërkohë, disa tarifa ekzistuese do të mbeten në fuqi, përfshirë:

25% tarifë për automjetet dhe produktet që lidhen me fentanylin,
50% tarifë për çelikun, aluminin dhe bakrin nga Meksika. Përjashtim nga këto masa do të kenë produktet që hyjnë në kuadër të marrëveshjes USMCA (Marrëveshja SHBA-Meksikë-Kanada), të cilat përbëjnë rreth 85% të eksporteve meksikane drejt SHBA.

Presidentja meksikane, Claudia Sheinbaum, deklaroi se shtyrja është “një mundësi reale për të negociuar në mënyrë të ndershme dhe të qëndrueshme”, duke theksuar se Meksika mbetet e angazhuar për bashkëpunim të ngushtë ekonomik me SHBA-në.

Zyrtarë amerikanë konfirmuan se negociatat do të vazhdojnë në mënyrë intensive gjatë këtyre 90 ditëve, për të shmangur një përshkallëzim të mëtejshëm që mund të ndikojë rëndë në tregtinë mes dy vendeve.

Vendimi për Meksikën vjen vetëm një ditë para afatit të vendosur nga vetë Trump për të vendosur tarifa të reja ndaj dhjetëra vendeve të tjera. Sipas burimeve zyrtare, SHBA do të vendosë:

25% tarifa ndaj Indisë,
50% tarifa ndaj Brazilit.

Ndërkohë, negociatat me Bashkimin Europian, Japoninë, Britaninë e Madhe dhe vende të tjera janë në një fazë intensive, teksa po afrohet afati i 1 gushtit. Presidenti Trump ka bërë të qartë se është i gatshëm të përdorë tarifat si mjet presioni për të arritur marrëveshje më të favorshme për SHBA.

Vendimi për tarifat po përballet edhe me sfida ligjore. Sipas disa gjykatësve federalë, ligji që Trump po përdor, International Emergency Economic Powers Act (IEEPA), nuk parashikon përdorimin e tarifave si instrument ndëshkues, çka ka hapur debat mbi kushtetutshmërinë e këtyre masave./K.C/dritare.net