Nuk do të jetë më opinionist i BBV? Ja çfarë thotë Arbër Hajdari
Dritare.net

Arbër Hajdari ishte i ftuar në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio ku foli për rolin e tij si opinionist në “Big Brother VIP Albania”, duke e parë këtë çështje me një këndvështrim kritik. Ai u shpreh hapur se nuk e sheh këtë rol si një profesion të vërtetë, qëndrim që e mbajti edhe ndaj të tjerëve që mendojnë ndryshe.
Kur Salsano e pyeti drejtpërdrejt për këtë çështje, Hajdari qe i prerë: opinionist nuk është profesion. Më tej ai shtoi se të njëjtat fytyra nuk duhet të zënë përgjithmonë këtë hapësirë, pasi publiku ka nevojë për zëra të rinj dhe këndvështrime të freskëta.
Biseda:
Salsano: Është opinionisti një profesion për ty?
Arbër: Jo, nuk është dhe refuzoj ta pranoj për të gjithë ata që e thonë, sepse edhe mendoj që duhet pas njëfarë kohe të ndryshojë.
Elona: Përse duhet të ndryshojë?
Arbër: Nuk duhet të jetë gjithmonë një i njëjtë, sepse njerëzit kanë nevojë që t’i shohin gjërat edhe në këndvështrime ndryshe, pra nuk mund të jetë punë.
Elona: Me këtë thua që nuk do të jesh më?
Arbër: Unë nuk e thashë këtë, unë them çfarë është më mirë. Mendoj që opinionisti është një njeri i cili ka eksperiencën e tij, mbi gjërat që ka kaluar në jetë dhe ndan mendimin e tij ashtu si e sheh ai botën sepse ai nuk mund ta shohë siç e duan njerëzit, ama e rëndësishme është që ai të thotë mendimin e tij.
Salsano: Nëpër studio televizive ka shumë opinionistë…
Elona: Gazetarë politikë…
Arbër: Nëse po flasim për gazetarë politikë po flasim për gazetarë politikë, nëse po flasim për njerëz që marrin përsipër t’i bëjnë të gjitha unë mendoj që në fund nuk bëjnë asgjë. Se nuk mund t’i bësh të gjitha nuk ke kohë të marrësh informacionin e nevojshëm ta verifikosh a është i vërtetë. Si mund të flasim për të gjitha?/K.C/dritare.net