Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Drejtori i Policisë flet për djegien e pallatit në Tiranë: Po mbledhim prova dhe …

Drejtori i Policisë flet për djegien e pallatit në Tiranë:


Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, deklaroi se ende nuk është bërë një bilanc përfundimtar i situatës me zjarrin te pallati në Tiranë, duke theksuar se rezultatet do të bëhen publike pasi të përfundojë vlerësimi i plotë. Ai bëri me dije se disa punonjës të shërbimit zjarrfikës janë paraqitur në spital me djegie të lehta, por fatmirësisht pa lëndime të rënda. Sipas tij, është realizuar koordinimi i të gjitha institucioneve të përfshira, ndërsa forcat RENEA kanë ndërhyrë për hapjen e dyerve në disa ambiente. Megjithatë, ai theksoi se jo të gjitha apartamentet janë kontrolluar ende. Ai paralajmëroi se do të ndërmerren të gjitha veprimet hetimore dhe, nëse konstatohet zjarrvënie e qëllimshme, do të ketë masa ligjore ndaj përgjegjësve.

Drejtori i Policisë së Shtetit Skënder Hita: "Nuk kemi bërë një bilanc përfundimtar akoma. Pasi të bëjmë bilancin, do iu bëjmë me dije rezultatet. Në spital janë paraqitur punonjësit e shërbimit zjarfikës, kanë djegie të lehta, nuk kanë djegie të rënda. Kemi bërë koordinimin e të gjitha institucioneve. RENEA u angazhua për hapjen e dyerve. Nuk janë kontrulluar gjitha apartamentet. Duhet të vendoset zjarri nën kontroll që të mund të kemi rezultate më të dukshme. Është akoma shpejt për të folur për rezultate konkrete, po marrim të gjitha kamerat e sigurisë, të gjithë të përfshihet do pyeten si deklarues dhe do ndërmerren të gjitha veprimet hetimore e nëse është zjarrvenie e qëllimshme, natyrisht do ketë dhe masa."/K.C/dritare.net