Na ndiqni edhe në

Bota

Çfarë po ndodh mes SHBA-së dhe Iranit, a ka një marrëveshje? Reagon Shtëpia e Bardhë

Çfarë po ndodh mes SHBA-së dhe Iranit, a ka një


Shtëpia e Bardhë deklaroi se bisedimet me Iranin janë “produktive dhe në vazhdim e sipër”, pasi zëdhënësja Leavitt u shpreh se SHBA-ja mbetet “shumë e angazhuar” në këto negociata.
Leavitt hodhi poshtë raportimet se SHBA-ja ka kërkuar zyrtarisht zgjatjen e armëpushimit me Iranin, duke i cilësuar ato si “të pavërteta”.
Sa i përket raportimeve për takime të mundshme ballë për ballë, ajo tha se “ato diskutime po zhvillohen, por asgjë nuk është zyrtare derisa ta dëgjoni nga ne këtu në Shtëpinë e Bardhë”.
“Ndihemi mirë për perspektivat e një marrëveshjeje”, tha Leavitt, duke shtuar se është “në interesin më të mirë të Iranit” që të plotësojë kërkesat e Trumpit. Nëse bisedimet do të zhvillohen, ato me shumë gjasë do të mbahen në të njëjtin vend si herën e fundit, Islamabadi.​​​​​​​​​​​​​​​​/K.C/dritare.net