Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Garanci për një biznes pa ndërprerje: Linja Back-Up nga Digicom, tani me 50% ulje!

Garanci për një biznes pa ndërprerje: Linja Back-Up nga Digicom,

Në një botë ku gjithçka ndodh në kohë reale, çdo sekondë pa internet mund të shkaktojë humbje të mëdha financiare dhe dëmtim të imazhit të kompanisë. Prandaj, siguria dhe vazhdimësia e lidhjes janë tashmë një domosdoshmëri për çdo biznes.

Për të përmbushur këtë nevojë të bizneseve, Digicom, i certifikuar si interneti më i shpejtë për vitin 2025 nga SpeedChecker, prezanton ofertën promocionale për “Linjën Back-Up”, e krijuar për të garantuar funksionim të pandërprerë edhe kur linja kryesore shkëputet, duke ofruar njëkohësisht performancë maksimale.

Si funksionon “Linja Back-Up”?

Linja Back-Up është një linjë e dytë interneti që aktivizohet automatikisht në momentin kur linja e parë ndërpritet. Kalimi në linjën e dytë ndodh menjëherë dhe pa asnjë ndërhyrje manuale, duke ruajtur të paprekur ritmin e punës dhe cilësinë e shërbimit ndaj klientit.

Kjo zgjidhje është thelbësore për sektorë ku edhe disa minuta ndërprerje sjellin pasoja të menjëhershme, si: sistemi bankar, financat, shëndetësia, shërbimi ndaj klientit apo çdo industri tjetër që funksionon në kohë reale.

Çfarë përfiton biznesi juaj me “Linjën Back-Up”?

• Operim i pandërprerë 24/7, pavarësisht çdo situate të paparashikuar
• Aktivizim automatik në rrjet rezervë, pa asnjë ndërprerje në punë
• Siguri e lartë për të dhënat dhe proceset kritike
• Mbështetje teknike e dedikuar për klientët biznes

Digicom nuk ofron vetëm internet të shpejtë dhe të qëndrueshëm, qëllimi i tij është të garantojë besueshmëri, siguri teknologjikedhe mbështetje të vazhdueshme për çdo klient.
“Linja Back-Up” është dëshmi konkrete e këtij angazhimi, një standard i ri për cilësinë.

Si ta aktivizoni?

Për të përfituar nga oferta promocionale me 50% ulje, kontaktoni:

Tel: +355 45 600 777
Email: [email protected]
Web: https://digicom.al/

Digicom – për një biznes që nuk ndalet!/dritare.net