
Pesë produkte që shiten më shtrenjtë në Kanada për shkak të tarifave
Dritare.net
Tensionet tregtare mes SHBA-së dhe Kanadasë janë rritur ndjeshëm pasi Presidenti Trump rriti tarifat për importet kanadeze nga 25% në 35%. Megjithëse shumica e mallrave përjashtohen nga marrëveshja e tregtisë së lirë të Amerikës së Veriut, disa produkte kyçe janë goditur fort.
Kanadaja reagoi me kundërtarifa ndaj mallrave amerikane, duke përfshirë pajisje shtëpiake, automjete, ushqime dhe materiale ndërtimi. Kjo ka sjellë rritje të çmimeve për frigoriferë, makina larëse, ushqime të konservuara, gjalpë kikiriku, lëngje frutash dhe veshje.
Sektori i automjeteve është veçanërisht i goditur për shkak të varësisë së ndërsjellë të zinxhirit të prodhimit SHBA-Kanada. Çmimet e makinave të reja janë rritur mbi 5%, ndërsa ato të përdorurave gjithashtu janë rritur ndjeshëm.
Në sektorin ushqimor, produktet si salca e domates, gjalpi i kikirikut dhe lëngjet e agrumeve kanë pësuar rritje të ndjeshme të çmimeve. Supermarketi më i madh në vend, Loblaw, ka etiketuar mbi 7,500 produkte me simbolin “T” për të treguar ndikimin e tarifave.
Ndërkohë, sektori i ndërtimit po përballet me vonesa dhe kosto më të larta për materialet, si xhamet e shumëfishtë dhe pllakat e dyshemesë. Provinca e Ontarios ka parë një ulje të ndjeshme të nisjes së ndërtimeve të reja.
Ekspertët paralajmërojnë se ndikimi i plotë ende nuk është ndjerë, por rritja e çmimeve për produktet e përditshme është e pashmangshme./K.C/dritare.net

















