Video/ Zjarri shkrumbon pallatin, ministri i Brendshëm shkon në vendngjarje
E Martë 14 Prill 2026, 18:06
Dritare.net

Një zjarr i frikshëm ka rënë këtë pasdite në një kompleks banimi në Tiranë, përballë Spitali Universitar Nënë Tereza.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe policia, forcat RENEA, ndërsa situata është ndjekur nga afër edhe nga autoritetet shtetërore.
Në zonën e zjarrit ka shkuar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallti, për të inspektuar nga afër situatën dhe ndërhyrjen e shërbimeve emergjente.
Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e flakëve dhe tymit, 6 persona kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore.
Autoritetet po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit, ndërsa shkaqet e rënies së flakëve mbeten ende të paqarta dhe pritet të hetohen./K.C/dritare.net
View this post on Instagram