Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Emra të rinj dhe përjashtime në garën për Këshillin Kombëtar të PD-së

Emra të rinj dhe përjashtime në garën për

Delegatët e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike po votojnë për zgjedhjen e 200 anëtarëve të Këshillit Kombëtar nga mbi 400 kandidatë.

Emra të rinj dhe përjashtime në garën për

Në listë u përfshinë emra të rinj si Azem Hajdari, Fiona Nishani dhe Glauk Olldashi, ndërsa disa figura të njohura të partisë, si Arben Imami, Aldo Bumçi, Voltana Ademi dhe Andi Mustafaj, mbetën jashtë.

Emra të rinj dhe përjashtime në garën për

Polemika shkaktoi përfshirja e juristit Jordan Daci, i cili deklaroi publikisht se nuk kishte dhënë pëlqimin për kandidimin dhe se nuk është anëtar i PD-së.

Emra të rinj dhe përjashtime në garën për

Mes kandidatëve të rinj bie në sy edhe reperi Stresi, ndërsa nga Këshilli largohen artistët Julian Deda dhe Robert Budina.

Emra të rinj dhe përjashtime në garën për

Delegatët miratuan gjithashtu ndryshime në statutin e partisë, të cilat kufizojnë rolin e primareve në proceset e brendshme të PD-së.