Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama ultimatum pronarëve të lavazheve informale: Hiqini vetë, përndryshe gjobë!

Rama ultimatum pronarëve të lavazheve informale: Hiqini vetë,

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për fenomenin e lavazheve të ngritura në mënyrë të paligjshme mbi trotuare apo hapësira publike, duke iu drejtuar me një mesazh të drejtpërdrejtë individëve që i shfrytëzojnë këto ambiente.

“Çuna, respekte po e kuptoni edhe vetë që nuk ecën më kjo punë kështu apo jo Turi?” – shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale, duke u kërkuar atyre që të largojnë vetë strukturat e paligjshme, për të shmangur ndëshkimet financiare.

Postimi i plotë i Ramës!

"Çuna, respekte po e kuptoni edhe vetë që nuk ecën më kjo punë kështu apo jo Turi?
Prandaj hiqini vetë këto që mos merrni edhe gjobë dhe po e patët tokën tuaj, merrni leje për një njësi shërbimi normale brenda rregullave jo për lavazh në rrugë - e deri atëherë toka do rri bosh dhe pastër në shërbim të komunitetit Po s’e patët tokën tuaj, në këto hapësira do mbillen përfundimisht pemë e do vihen stola apo lodra për fëmijët.", shkruan Rama./K.C/dritare.net