Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Video/ Rama: Do çmontohen çdo ditë platformat dhe strukturat pa leje

Video/ Rama: Do çmontohen çdo ditë platformat dhe strukturat

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh të qartë në lidhje me aksionin për lirimin e hapësirave publike në qytete, duke theksuar se ndërhyrjet nuk do të ndalen vetëm te strukturat e hekurta, por do të përfshijnë të gjitha platformat dhe shtesat e paligjshme që pushtojnë hapësirat komunitare.

"Sigurisht jo vetëm ngrehinat e hekurit, po edhe platformat e turlillojshme nën to, do të zhbëhen hap pas hapi, përditë e me durim, derisa të vendoset kudo kufiri që garanton lirinë e hapësirës komunitare dhe përcakton deri ku mund të shtrihen tavolinat, karriget e çadrat e njësive tregtare", shkruan Rama.

Ky reagim vjen në vijim të aksioneve të ndërmarra nga inspektoratet vendore dhe Policia Bashkiake për të liruar trotuaret, sheshet dhe hapësirat e zëna në mënyrë të paligjshme nga subjektet tregtare në zona të ndryshme të vendit. Qeveria synon të vendosë rregull dhe kufij të qartë për përdorimin e hapësirës publike, duke garantuar lirinë e lëvizjes dhe funksionin komunitar të qyteteve./K.C/dritare.net