Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ministri Vengu inspekton Pashalimanin: Ringrihet kantieri detar, themelohen tri sipërmarrje ushtarake “Made in Albania”

Ministri Vengu inspekton Pashalimanin: Ringrihet kantieri detar, themelohen tri

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, inspektoi sot Bazën Detare të Pashalimanit, ku ka nisur procesi i vlerësimit teknik në bashkëpunim me partnerët italianë. Qëllimi i këtij procesi është ringritja e kantierit detar për prodhimin, riparimin dhe mirëmbajtjen e anijeve të Forcës Detare.

Ministri bëri të ditur se gjatë 9 muajve të fundit, 20 kompani të industrisë së mbrojtjes kanë shprehur interes për të bashkëpunuar me KAYO-n, shoqërinë shtetërore të prodhimit ushtarak “Made in Albania”.

Sipas tij, gjatë muajve qershor dhe korrik 2025 janë finalizuar negociatat me tri prej këtyre kompanive.

“I kemi hapur rrugën themelimit të tri sipërmarrjeve të reja, ku shteti është aksionar në prodhimin e mjeteve të blinduara dhe mjeteve të emergjencave civile, uniformave dhe pajisjeve personale, si dhe të municioneve”, u shpreh Vengu.

Ai shtoi se aktualisht po vijojnë negociatat për bashkëpunime të tjera strategjike, që përfshijnë prodhimin e armatimit të lehtë, asamblimin e sistemeve të artilerisë, predhave dhe dronëve luftarakë.

Postimi i plotë i ministrit Vengu!

"Në Bazën Detare të Pashalimanit ku ka nisur vlerësimi teknik me partnerët italianë me qëllim ringritjen e kantjerit detar për prodhimin, riparimin dhe mirëmbajtjen e anijeve të Forcës Detare
Në 9 muajt e fundit, 20 shoqëri prodhuese të industrisë së mbrojtjes kanë shprehur interesin e tyre për të bashkëpunuar me KAYO, shoqërinë shtetërore të prodhimit ushtarak “Made in Albania” .
Përgjatë muajve qershor dhe korrik 2025, janë finalizuar negociatat me tre prej tyre duke i hapur rrugën themelimit të 3 sipërmarrjeve të reja ku shteti është aksioner në prodhimin e:
Mjeteve të blinduara & mjeteve të emergjencave civile;
Uniformave dhe pajimeve personale;
Municioneve;
Vijojmë negociatat për prodhimin e armatimit të lehtë, si dhe asemblimin e sistemeve të artilerisë, predhave dhe dronëve luftarakë.", shkruan ministri./K.C/dritare.net