Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Taksia përplas 3 të mitur në Tiranë, njëri është në intubim. Detaje nga aksidenti!

Taksia përplas 3 të mitur në Tiranë, njëri

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur paraditen e së mërkurës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë ish-Hotel Dajtit, ku një taksi ka përplasur tre fëmijë të mitur që po lëviznin me monopatina.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:30. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, automjeti drejtohej nga shtetasi E.K., rreth 41 vjeç, i cili është shoqëruar në Komisariat për veprimet e mëtejshme procedurale.

Të miturit e përfshirë në aksident janë transportuar menjëherë drejt spitalit të Traumës, ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor. Burime nga spitali konfirmojnë për Euroneës Albania se dy prej fëmijëve ndodhen në gjendje shëndetësore të stabilizuar, ndërsa njëri është në gjendje të rëndë dhe është intubuar.

Sipas të dhënave fëmijët janë:

O.A., 11 vjeç – gjendje shëndetësore e stabilizuar

E.S., 9 vjeç – gjendje shëndetësore e stabilizuar

J.N., mosha e pacaktuar – ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe nën kujdes intensiv

Mjekët po vlerësojnë dëmtimet e marra dhe të tre fëmijët janë nën monitorim të vazhdueshëm./E.P-dritare.net