
Lideri suprem i Iranit: SHBA-ja nuk fitoi asgjë nga sulmet
Dritare.net
Lideri suprem i Iranit ka theksuar se SHBA-ja “nuk ka arritur asnjë fitore” nga sulmet ndaj objekteve bërthamore të Iranit, në fjalimin e tij të parë publik që nga arritja e armëpushimit me Izraelin të martën.
Ayatollah Ali Khamenei tha se sulmet nuk kanë “arritur asnjë gjë të rëndësishme” për të penguar programin bërthamor të Iranit, dhe përshkroi sulmin hakmarrës ndaj një baze ajrore amerikane në Katar si një “goditje të rëndë”.
Kjo erdhi ndërsa Uashingtoni e forcoi qëndrimin e tij se sulmet kanë dëmtuar rëndë ambiciet bërthamore të Iranit.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, tha se informacionet e mbledhura nga SHBA dhe Izraeli tregojnë se operacioni “ka dëmtuar ndjeshëm programin bërthamor, duke e kthyer me vite pas.”./K.C/dritare.net

















