
Video/ Mimikat e Giorgia Melonit pushtojnë rrjetin. Kryeministrja italiane bëhet virale në Samitin e NATO-s
Dritare.net
Një video e Giorgia Melonit, kryeministres së Italisë, është bërë virale në rrjetet sociale, për shkak të mimikave të saj gjatë një deklarate për shtyp në Samitin e NATO-s, që u zhvillua të mërkurën në Hagë.
Në pamjet që po qarkullojnë gjerësisht, Meloni shihet teksa i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve, por vëmendjen nuk e morën fjalët e saj, por më shumë shprehjet e fytyrës. Kryeministrja italiane, e njohur tashmë për mimikën ekspresive dhe shpesh të çuditshme në paraqitjet publike, shfaqet duke bërë një sërë mimikash të pazakonta gjatë komenteve të saj.
Kjo nuk është hera e parë që Meloni tërheq vëmendje për gjuhën e trupit dhe shprehjet e fytyrës, të cilat shpeshherë bëhen subjekt memesh, humorit online dhe analizave në rrjete sociale. Videoja më e fundit është shpërndarë me mijëra herë, duke ndezur reagime të ndryshme, nga komente të humorit e deri tek interpretime mbi qëndrimin e saj ndaj ngjarjes apo pyetjeve që iu bënë./K.C/dritare.net
???? A video of Italian Prime Minister Giorgia Meloni’s bizarre facial expressions during a NATO summit press conference has gone viral online pic.twitter.com/zuhp9DJUSO
— NEXTA (@nexta_tv) June 27, 2025

















