

Këtë fundjavë, familja e moderatores së njohur Arbana Osmani ka festuar një dasmë të madhe. Vëllai i saj, Sidriti, ka kurorëzuar dashurinë në një ceremoni tradicionale me shumë të ftuar, duke realizuar një prej dëshirave të vjetra të babait të tyre, një dasmë e madhe në shtëpi, me miq të rinj dhe të vjetër.
Në fjalimin e saj gjatë mbrëmjes, Arbana ka treguar se ndryshe nga vëllai i madh që u martua pa dasëm dhe vetë ajo që bëri një event më privat në Itali, Sidriti kishte zgjedhur t’i bënte realitet ëndrrën e të atit.
Për të shtuar emocionin e mbrëmjes, Arbana i ka bërë babait të saj një surprizë të veçantë, duke ftuar këngëtarin e njohur Sinan Hoxha për të performuar disa këngë, mes tyre edhe “Hajredin Pasha”, kënga e preferuar e të atit.
Për Sidritin, për Babin, për Dibrën. Faleminderit Sinan Hoxha që ma gëzove tim atë dhe të gjithë njerëzit tanë mbrëmë me ‘Hajredin Pashën’ këngën e preferuar” – ka shkruar Arbana në rrjete sociale./E.P-dritare.net

















