Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Video/ Canadair kroat dhe “Black Hawk” nga Emiratet në betejë me flakët në Synej

Video/ Canadair kroat dhe “Black Hawk” nga Emiratet në

Vendi vijon të përballet me situata të vështira nga zjarret. Në fshatin Synej të Rrogozhinës, për shuarjen e vatrës është angazhuar një avion Canadair, i ardhur nga Kroacia, i cili po operon që prej orëve të para të mëngjesit. Ministria e Mbrojtjes njoftoi gjithashtu mbërritjen në Shqipëri të dy helikopterëve “Black Hawk” të Forcës Ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe, të cilët do të ndihmojnë në operacionet ajrore.

Ndërkohë, situata në Poliçan, e cila mbrëmjen e djeshme ishte kritike, sot është vendosur nën kontroll. Mbrëmjen e së dielës, flakët morën shtrirje të gjerë, të favorizuara nga era dhe temperaturat e larta, duke zbritur deri në kodrat e fshatrave Plirëz dhe Mbrakull.

Për shkak të rrezikut, u evakuuan të moshuarit e azilit dhe gjashtë familje që banonin pranë zonës së prekur./K.C/dritare.net