Na ndiqni edhe në

Bota

Kjo luftë duhet të marrë fund tani! Macron kërkon armëpushim të përhershëm në Gaza

Kjo luftë duhet të marrë fund tani! Macron kërkon

Presidenti francez Emmanuel Macron bëri thirrje sot për përfundimin e menjëhershëm të luftës në Rripin e Gazës, duke kërkuar “armëpushim të përhershëm” për t’i dhënë fund gjakderdhjes.

Duke folur për televizionin francez BFMTV, Macron dënoi vendimin e kabinetit izraelit për zgjerimin e operacioneve ushtarake në qytetin e Gazës dhe kampet e zonës al-Mawasi, si dhe për rikthimin nën kontroll izraelit të këtyre territoreve.

“Ky vendim përbën një katastrofë të paparë dhe një hap të rrezikshëm drejt një lufte pa fund,” tha ai, duke theksuar se strategjia e vazhdueshme do të ketë si viktima të para pengjet izraelite dhe civilët e Gazës.

Për të arritur armëpushimin, Macron propozon një “mision stabilizimi nën kujdesin e OKB-së” që do të garantojë sigurinë në Rripin e Gazës, mbrojtjen e popullsisë civile dhe mbështetjen e qeverisjes palestineze. Kjo, sipas tij, është e vetmja që mund t’i përgjigjet nevojave të banorëve dhe të zbatojë çarmatosjen e Hamasit.

Ai përsëriti se Franca dëshiron të punojë për sigurinë e Izraelit, lirimin e pengjeve, rifillimin e ndihmës humanitare dhe mbështetjen e popullit palestinez./K.C/dritare.net