Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

BE rikonfirmon mbështetjen për integrimin e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria në pararojë të procesit

BE rikonfirmon mbështetjen për integrimin e Ballkanit Perëndimor,

Në përfundim të Samitit të Bashkimit Evropian në Bruksel, liderët e vendeve anëtare riafirmuan mbështetjen e tyre për integrimin e shpejtë të Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane, duke nënvizuar rëndësinë strategjike të këtij rajoni për të ardhmen e BE-së.

Në konkluzionet zyrtare të samitit, Këshilli Evropian theksoi se do të vijojë të punojë ngushtë me gjashtë vendet e rajonit për të mbështetur përpjekjet e tyre për reforma dhe për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit. “E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian”, u theksua në deklaratën përfundimtare. Procesi i zgjerimit, sipas liderëve evropianë, do të vijojë në mënyrë të kthyeshme dhe të bazuar në meritë.

“Këshilli Evropian zhvilloi një shkëmbim pikëpamjesh mbi situatën në Ballkanin Perëndimor. Bashkimi Evropian do të vazhdojë të punojë ngushtë me Ballkanin Perëndimor dhe të mbështesë përpjekjet e tyre për reforma në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE. Këshilli Evropian mbetet i përkushtuar për të çuar përpara integrimin gradual mes Bashkimit Evropian dhe shteteve të këtij rajoni gjatë procesit të zgjerimit në një mënyrë të kthyeshme dhe të bazuar në meritë. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian”., thuhet në deklaratë.

Shqipëria dhe Mali i Zi mbeten në pararojë të këtij procesi. Podgorica mbylli këtë të premte një tjetër grup kapitujsh negociues, ndërsa Tirana pritet të hapë grupkapitullin e parafundit në ditët në vijim, sapo të nisë zyrtarisht presidenca daneze e BE-së. Shqipëria synon të mbyllë të gjithë kapitujt deri në vitin 2027 dhe të jetë gati për anëtarësim në vitin 2030./K.C/dritare.net