Na ndiqni edhe në

Opinione

Tetu: Kafazi i artë nuk është për mua!

Tetu: Kafazi i artë nuk është për mua!
Nga Eljona Jahaj

Kjo eshte Tetu.

Ajo jeton 45 minuta larg punes se saj ne nje qytet shume te varfer te Afrikes. Vjen me taksi çdo dite qe e ndan me 3 veta te tjere.
-Çdo dite punon?-e pyes.
-Po, thote ajo. Çdo dite, nga e hena te dielen. Vetem po te kem vellain e vogel semure nuk vij.
*Pauze* Nuk dua ti bej ndonje pyetje te pandjeshme dhe nuk e pyes ku i ka prinderit.
-Nuk je e martuar?
-Jo. Nuk me pelqen te martohem. Dua nje jete me te mire. Nuk dua te jem e varur nga nje burre. Burrat Afrikan jane patriakal dhe duan sherbetore qe t’ju rrisin femijet dhe ti lajne e shplajne shpine.
-Nuk jane vetem burrat Afrikan. Ka shume burra te tille ne vende te ndryshme te botes-i them.
-Po, e di.
-A do doje te beheshe kamariere nje dite? Do merrje me shume bakshishe se ketu.
-Po, ate po perpiqem te arrij. Me duhet dhe dy vjet dhe pronari me ka thene qe do me trajnoj.
-Sa mire!-i them. Ndiq parane se te jep liri, por gjithmone parane tende. E tjetrit eshte kafaz i arte!

Qesh me ze te larte!!!

-A nuk do futesh ne tualet-me thote Tetu. Prit te vete ta pastroj para se te futesh.
-Jo. Erdha te flas me ty. Te pash dje qe lave tualetin para dhe mbas daljes sime dhe u ndjeva keq.
-Oh, jo jo mos u merzit. Une e bej me kenaqesi kete pune. Me ndihmon te mos jem ne kafaz si the dhe ti!

E pyes nese mund ti bej nje fotografi e te shkruaj per te. Patjeter-thote ajo. Merr pozicion mbas murit dhe buzeqesh!!!

Tetu/Marrë nga Facebook-u i autores