Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kasmi përmbys historinë: Ja e vërteta e vrasjes së Miladin Popoviçit!

Kasmi përmbys historinë: Ja e vërteta e vrasjes së Miladin

Historiani i njohur Marenglen Kasmi, i ftuar në Dritare TV në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku, foli për rolin e Dushan Mugoshës në periudhën e pas Luftës së Dytë Botërore dhe për vrasjen e Miladin Popoviçit.

Historiani i njohur tha se, edhe pse nuk di të japë një numër të saktë të shqiptarëve që u vranë nga Dushan Mugosha, është i sigurt që ai vrau Miladin Popoviçin.

"Ai ishte një gjakatar, dhe meqë po flasim për të, unë jam i sigurt që Dushan Mugosha vrau Miladin Popoviçin. Për mua, kjo ngjarje është e zbardhur dhe e qartë.”

"Miladin Popović kishte një profil intelektual dhe ishte ndërmjetësues, ndërsa Dushani u shndërrua në armikun më të madh të shqiptarëve, duke ndjekur një politikë represive dhe të dhunshme kundër tyre. Vrasja e Popoviçit u përdor nga Jugosllavia për të ushtruar terror mbi shqiptarët, duke përfshirë edhe masakrën e Tivarit,” tha historiani.

Ai shtoi se Dushani mbeti në Kosovë dhe vazhdoi të ndikonte në jetën politike dhe ushtarake, duke përdorur terrorin dhe dhunën për të kontrolluar situatën. Kasmi shpjegoi se komunikimi mes partive komuniste shqiptare dhe jugosllave bëhej përmes Beogradit, duke shmangur kontaktin direkt dhe duke manipuluar procesin politik për të siguruar dominimin e Jugosllavisë.

Historiani theksoi se vrasjet, përdorimi i dhunës dhe masakrave ishin instrumente politike për të frikësuar dhe kontrolluar popullsinë shqiptare, dhe se veprimet e individëve shpesh ndikonin jo vetëm nga ideologjia, por edhe nga interesat e jashtme dhe manipulimet politike./E.P-dritare.net