
Aktorja e NETFLIX në Dritare Tv: Shqipëria, ekselente për turizmin mjekësor!
Dritare.net

Aktorja amerikane Julie Theis në një intervistë për Dritare TV rrëfeu eksperiencën e saj, pas ndërhyrjes në Klinikën Europiane të Syve.
Aktorja tregoi se në klinikën e mjekut Kastriot Boriçi përveç kujdesit profesional, gjeti dhe një mbështetje të fortë emocionale gjatë ndërhyrjes.
“Mendoj që jam shumë me fat. Isha duke kontrolluar në rrjetet sociale dhe veprova me intuitën time. Kam kaluar kohë duke pyetur për klinika, shërbimi ndaj klientit është shumë i rëndësishëm për mua. Kur dikush është i sjellshëm dhe më bën të ndihem e sigurt edhe para operimit, shumë e rëndësishme për mua. Kështu ishte dhe të Klinika Europiane e Syve. Me të vërtetë po luaja me fatin. Nuk njihja askënd që kishte shkuar aty, çdo informacion që mund të merrja ishte në internet. Normalisht të gjithë aty thonë, që kjo klinikë është ka staf të mrekullueshëm.
Pasi kreva ndërhyrjen dhe postova për të, kisha shumë njerëz në komente që më thonin: “Ke zgjedhur doktorin, klinikën më të mirë”, “Nuk mund të zgjedhës vend më të mirë”. Unë e besoj këtë. Kam qenë me fat për zgjedhjen time. Do të ishte fatale nëse do të kisha zgjedhur gabim por unë ndoqa intuitën time. Më bënë të ndihesha e sigurt. Ata ishin shumë të sjellshëm dhe unë e vlerësoj këtë gjë. Unë me të vërtetë isha shumë e frikësuar, sepse shumë miq më kishin treguar histori të frikshme, që i kishin ndodhur të afërmve, ose ato që kishin parë në TikTok apo internet. Po kaloja vështirësi shumë të madhe, me lentet e mia të kontaktit, kisha alergji dhe i fërkoja shpesh sytë. Unë dal shpesh në TV dhe kjo më pengonte shumë në punën time.
Mendova me vete: “Unë do ta bëj gjithsesi. Askush nuk mund të më thotë se çfarë duhet të bëj dhe u operova”.
Vetëm ideja e të qenurit e vetme në një vend të huaj është e frikshme. Duke ditur që pas operacionit do të rikuperohesha e vetme. Unë nuk flas shqip, pra ishin shumë gjëra që më shqetësonin. Por kur shkova të kryeja ndërhyrjen më bënë të ndihesha shumë e sigurt, më shpjeguan gjithçka që duhet të dija. Ishte një moment gjithashtu gjatë operacionit, nuk kisha dhimbje por isha në siklet dhe shtrëngoja dorën. Po mendoja sikur të kisha dikë që të më shtrëngonte dorën, dhe një nga të pranishmit në sallë më kapi dorën. Me siguri po ja shtrëngoja shumë fort dorën por kjo më bëri të ndihesha e sigurt. Kjo është shumë e rëndësishme gjatë operacionit, pasi diçka mund të shkojë keq. Jam shumë mirënjohëse për çdo gjë, gjithçka shkoi shumë mirë dhe rikuperimi ishte mjaft i lehtë.
Unë jam shumë guximtare dhe mendje hapur, nuk mendoj që vetëm në Amerikë ka profesionistë. Unë kam eksperiencë më të keqe në Amerikë, kurse në Shqipëri mora shërbim mjaft cilësor. Pra, më kanë trajtuar shumë mirë! Po ashtu dhe në Klinikën Europiane të Syve më trajtuan jashtëzakonisht shumë mirë. Siç ju thashë, vetëm sepse ne jetojmë në Amerikë, kjo nuk do të thotë se mjekët aty janë më të mirë”, tha aktorja./M.K-dritare.net

















