Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Armina Mevlani i jep fund spekulimeve për një shtatzëni të mundshme

Armina Mevlani i jep fund spekulimeve për një shtatzëni të

Pas valës së komenteve dhe dyshimeve në rrjetet sociale për një shtatzëni të mundshme, Armina Mevlani ka vendosur të reagojë publikisht dhe të sqarojë të vërtetën. Influencerja e njohur shqiptare i ka dhënë fund zërave, duke konfirmuar se nuk është shtatzënë dhe se ndryshimet në peshën e saj trupore vijnë si pasojë e problemeve shëndetësore.

“Mënyra se si komentohet në portale është e tmerrshme. Nëse do më ndodhte, nuk do ta thoja. Por pas këtyre reagimeve kam thënë: ‘A duhet vërtet ta them?’”, u shpreh Mevlani, duke theksuar se ishte pikërisht presioni publik ai që e shtyu drejt një reagimi.

Ajo shtoi se pavarësisht komenteve, nuk i kushton më rëndësi mendimeve të të tjerëve. “Unë besoj te syri, më ecin gjërat ters kur mendojnë që reagojnë kështu. Nuk e kam vrarë mendjen për çfarë do të thonin njerëzit. Vjen një moshë që s’të intereson më, krijon imunitet”, tha Mevlani me sinqeritet./L.F-dritare.net