
Aktorja e NETFLIX shpreh dëshirën për t'u bërë pjesë e Big Brother Albania!
Dritare.net
Aktorja amerikane Julie Theis erdhi në Dritare TV për të rrëfyer më tepër lidhur me eksperiencën e saj në Shqipëri. Theis ishte në vendin tonë për më shumë se dy javë, duke eksploruar traditën tonë, pas një ndërhyrje kirurgjikale që kreu në Klinikën Europiane të Syve.
Aktorja rrëfeu po ashtu më shumë në lidhje me eksperiencën e saj si protagoniste e serialit The Trust që po jepet tani në NETFLIX.
“Unë isha në një reality show NETFLIX, titulluar The Trust. Ngjason disi si Big Brother, ishte një garë psikologjike. Vendosnin 11 të panjohur në një shtëpi dhe ata na thanë: “Urime, ju të gjithë fituat. Ju mund të fitoni të gjithë paratë me njëri-tjetrin”. Ose duhet të zgjidhnim të eliminonim njerëz dhe të mbanim më tepër për vete. Pra, është një lojë psikologjike që të bën të zgjedhësh kë beson dhe me kë do t’i ndash paratë.
Por unë ia dola dhe fitova! Kjo më ka ndihmuar që të udhëtoj më shumë. Tani jam në Shqipëri, Evropë dhe kudo, duke eksploruar”.
Po ashtu aktorja amerikane rrëfeu se do të ishte e gatshme për një eksperiencë në televizionet shqiptare, siç është edhe Big Brother.
“Po më pëlqen të kem një projekt këtu. Njerëzit më thanë që Big Brother është një show shumë i madh këtu. Kur po bëja thonjtë dhe po i shpjegoja rolin tim në The Trust, ato ishin fanse shumë të flakta të Big Brother-it dhe më thanë: “Ti duhet të hysh patjetër në këtë garë”. Nuk di se si do të funksiononte pasi unë jam amerikane, por nëse do të më thërrisnin do të futesha patjetër”, tregoi aktorja./M.K-dritare.net

















