
Julie Theis, aktorja e Netflix vjen në Shqipëri!
Dritare.net
Julie Theis është një aktore amerikane, protagoniste e serialit The Trust që po jepet tani në NETFLIX. Theis erdhi në Shqipëri për të bërë një ndërhyrje në sy. Klinka Europiane e Syrit. Në një intervistë për DritareTV, Julie tregon se në Shqipëri janë çmimet e ulëta, kështu nga një ndërhyrje në sy, përfundoi duke bërë pastrim dhe mbushje të dhëmbëve, leu flokët, rregulloi thonjtë, bëri fillers etj. Aktorja tregon se vendosi të vijë në Shqipëri, pas një udhëtimi në Evropë.
“Zbulova për Shqipërinë, pasi isha në Kroaci! I dua amerikanët, por kisha dëshirë të vizitoja Evropën. Nuk kisha planifikuar udhëtim në Shqipëri kur u nisa drejt Evropës. Por fillova të kërkoja për klinikën ku do të kryeja ndërhyrjen e syve pasi në Amerika është shumë e shtrenjtë. Fillova të kërkoja në internet dhe gjeta Klinikën Europiane të Syve më pëlqeu promovimi që bënin në rrjetet sociale. Kështu bisedova me ta dhe caktova ditën e vizitës. Erdha në Shqipëri për dy javë, përfundova ndërhyrjen në sy, por fillova të shoh për turizëm estetik dhe mjekësor, pasi në Amerikë janë shumë shtrenjtë. Përfundova duke lyer flokët, pastrova dhe mbusha dhëmbet, bëra thonjtë, bëra pazare. u kujdesa për dhëmbët dhe pazare. Nuk dija asgjë për Shqipërinë, por fillova të hulumtoja në internet para se të vija. Kur erdha këtu nuk dija asgjë. Nuk dija çfarë mund të më ndodhte. Kur i tregova miqve që do të shkoja në Shqipëri, më thanë që do të biesh në dashuri me Shqipërinë. Kështu përfundova këtu.”, thotë Julie.
Julie tregon se ato ditë që qëndroi në Shqipëri ka udhëtuar dhe vizituar disa nga pikat turistike më të bukura të vendit tonë. Aktorja shprehet e mahnitur nga vendet që pa dhe ushqimi tradicional që provoi, ndërsa bën një krahasim me Amerikën.
“Kam qenë në Tiranë, Durrës dhe Vlorë. Vlora është shumë e bukur, e dashuroj plazhin dhe detin që ka. Kam qëndruar në Vlorë për 3-4 ditë. Më pas u ktheva në Tiranë, shkova dhe në Durrës për dy ditë, më pas sërish në Tiranë. Ushqimi është shumë i mirë por ndonjëherë shumë i kripur për mua. Kam provuar ushqime më të kripura se në Amerikë, por shumë më i lirë. Ndonjëherë thjesht vendos gishtin në meny dhe e porosit sepse nuk e di çfarë jam duke porositur.
Kultura e prijës së kafesë është shumë më ndryshe Në Evropë dhe në Shqipëri. Në Amerikë është shumë e shpejtë, ne i themi si garë minjsh. Nuk ulemi për të ngrënë dhe unë vazhdoj të kem atë stil jetese. I them kamarieres: A mund ta marr me vete? Më duhet të nxitoj. Unë punoj ndërsa jam këtu, ndaj edhe nxitoj. Por po mundohem t’i marr gjërat shtruar, t’i bë punët më ngadalë dhe të ulem e të shijoj ushqimin. Ndërsa në Amerikë duet të hash sa më shpejt që të mundesh. Po shijoj kulturën tuaj. Kur isha në plazh këtu, provova shumë ushqime deti, si oktapodi, edhe pse nuk dija mirë se çfarë duhet të shijoja, por thjesht pashë në meny ushqime tradicionale dhe porosita diçka. Të gjitha ushqimet që provova ishin të mira! Në Amerikë ne nuk përdorim shumë sheqer në kafe, më pak qumësht po ashtu. Por këtu më pëlqen shumë ekspresi dhe kushton shumë më pak se në Amerikë. Kudo mund të gjesh kafe, ekspres këtu. Edhe kur shkova te klinika apo edhe në restorante. Më pëlqen kjo.”, shprehet ajo.
Julie tregon se ka takuar njerëz mjaft miqësorë në Shqipëri, që në shumë raste e kanë ndihmuar. Ajo fton miqtë e saj të vijnë në Shqipëri, që të shohin çfarë mrekullish fsheh ky vend.
“Njerëzit këtu janë shumë miqësorë. Shoferi që më solli këtu me dha një trëndafil. Sa herë kam pasur probleme me hotelin, apo airband kam pasur njerëz që më kanë ndihmuar, edhe njerëz në rrugë që më kanë ndihmuar me gjërat e mia. Të gjithë njerëzit që kam takuar ishin shumë të sjellshëm. Jam ndier e sigurt. Kjo është dhe gjëja për të cilën ishte shqetësuar shoqëria ime sepse ata kurrë nuk kishin dëgjuar për Shqipërinë. Unë jam këtu vetëm. Të gjithë më thoshin: Ki kujdes kudo ku shkon.” Por këtu jam ndier plotësisht e sigurt. Ndaj i ftova edhe miqtë e mi të vijnë në Shqipëri.”, thotë Julie./K.C/dritare.net

















