Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Mos shiko postimet e të tjerëve në plazh. Ja disa aktivitete që mund të bësh këtë fundjavë!

Mos shiko postimet e të tjerëve në plazh. Ja disa aktivitete

Jo të gjithë kemi fatin, buxhetin apo kohën të arratisemi drejt bregdetit çdo fundjavë, por kjo s’do të thotë që duhet të shkrihemi si akullore në ballkon. Në vend që të ankohesh për vapën, provo disa nga këto aktivitete.

Vendos kondicionerinul dritat dhe ndiz televizorin. Zgjidh filma verorë që të japin ndjesinë e pushimeve pa udhëtim, pa trafik, dhe pa djegie nga dielli!

Bëj një piknik

Shtrije një batanije merr disa ushqime të lehta, fruta të ftohta dhe thirr edhe ndonjë mik për shoqëri. E thjeshtë, freskuese dhe argëtuese!

Lexo një libër

Në vend që të shikosh instastoryt e të tjerëve në plazh, zhytu në një roman që të transporton në vende ekzotike.

Shëtitje në mbrëmje me akullore

Kur dielli fillon të zbutet, dil për një shëtitje në lagje. Blini një akullore, dëgjo një podcast ose thjesht shijo qetësinë pa zhurmën e plazhit.

Eksperimento me receta të ftohta

Bëj smoothie, sallata të freskëta ose ndonjë ëmbëlsirë që s’ka nevojë për furrë./ E.P-dritare.net