Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Brakiterapia mungon te Onkologjiku, gazetari denoncon Albana Koçiun në SPAK!

Brakiterapia mungon te Onkologjiku, gazetari denoncon Albana Koçiun

Një pajisje që nuk punon. Një trajtim që mungon. Dhjetëra gra që presin.

Sot, gazetari Osman Stafa ka depozituar një kallëzim penal në SPAK ndaj Ministres së Shëndetësisë, Albana Koçiu për shkak të mosfunksionimit të aparaturës së brakiterapisë në Spitalin Onkologjik. Ai e quan këtë një “krim shtetëror”, sepse nuk është vetëm çështje procedure apo harrese teknike. Është çështje jete.

Brakiterapia është trajtim jetik për gratë me kancer gjinekologjik. Është pjesë e domosdoshme e protokollit mjekësor, pa të cilin trajtimi mbetet i paplotë, shpresa venitet, dhe sëmundja përparon. Mosfunksionimi i kësaj pajisjeje, prej muajsh, do të thotë: më shumë dhimbje, më pak kohë, më pak jetë për dhjetëra paciente që i drejtohen Onkologjikut çdo ditë.

Ky nuk është lajm për një segment teknik në një spital. Ky është një tregues brutal i asaj që ndodh kur shëndeti i grave lëshohet në mëshirë të paaftesise.

Nëse është e vërtetë ajo që thotë gazetari, dhe brakiterapia ka kohë që nuk funksionon, kjo nuk është më çështje menaxhimi. Është çështje përgjegjësie penale dhe njerëzore. Dhe pergjegjesia ne kete rast ka emer. Emrin e titullarit te institucionit.

Sepse një grua që pret për trajtim nuk është vetëm një statistikë. Ajo është nëna e dikujt, motra e dikujt, bija e një familjeje që lutet. Dhe kur nuk kujdesesh per te nuk është thjesht gabim. Është padrejtësi./ Dora Kraja/ Dritare net