Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Lufta/ Presidenti Begaj thirrje institucioneve: Forconi masat e sigurisë!

Lufta/ Presidenti Begaj thirrje institucioneve: Forconi masat e sigurisë!

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka kërkuar rritjen e vigjilencës dhe angazhimin maksimal të institucioneve të sigurisë, në kushtet e situatës së tensionuar në Lindja e Mesme. Përmes një reagimi për mediat, Presidenca bën të ditur se prioritet mbetet garantimi i sigurisë dhe mbrojtjes së qytetarëve shqiptarë që ndodhen në këtë rajon.

Reagimi i Presidencës

"Presidenti i Republikës po ndjek në vijimësi me vëmendje të shtuar zhvillimet dhe është në komunikim të vazhdueshëm institucional me të gjitha institucionet përgjegjëse për sigurinë dhe mbrojtjen.

Kreu i Shtetit ka kërkuar informacion dhe është informuar në mënyrë të vazhdueshme mbi masat e marra nga institucionet që i ngarkon Kushtetuta dhe ligji për garantimin e sigurisë dhe mbrojtjes.

Presidenti i Republikës ka udhëzuar angazhim dhe përkushtim të institucioneve, me fokus të veçantë te qytetarët shqiptarë që ndodhen për arsye të ndryshme në rajonin e Lindjes së Mesme.

Presidenti Begaj ka theksuar nevojën për forcimin e masave të sigurisë dhe rritjen e gatishmërisë së strukturave përkatëse, duke vendosur në plan të parë sigurinë dhe mbrojtjen e qytetarëve.

Bashkëpunimi dhe bashkërendimi ndërinstitucional i shërbejnë forcimit të masave për garantimin e sigurisë.

“Jeta e çdo qytetari shqiptar është prioritet!” – kjo ka qenë kërkesa e Presidentit drejtuar të gjitha institucioneve./K.C/dritare.net