
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka kritikuar ashpër Presidentin amerikan Donald Trump pas deklaratave të tij ndaj Papa Leonit XIV, duke i cilësuar ato si “të papranueshme” dhe të papërshtatshme për një lider shteti.
Sipas mediave italiane dhe ndërkombëtare, reagimi i Melonit erdhi pas një serie deklaratash të Trump, ku ai sulmoi Papën për qëndrimet e tij mbi luftën dhe politikën e jashtme, duke e quajtur “të dobët” dhe “të paaftë për çështje ndërkombëtare”.
“Deklaratat ndaj Atit të Shenjtë janë të papranueshme. Papa është kreu i Kishës Katolike dhe ka të drejtë të bëjë thirrje për paqe dhe të dënojë luftën,” u shpreh Meloni, duke marrë distancë nga komentet e presidentit amerikan, me të cilin konsiderohet zakonisht aleate politike.
Nga ana e tij, Trump ka vijuar kritikat ndaj Papës, duke e akuzuar për qëndrime politike dhe duke e cilësuar si “shumë liberal” dhe “i dobët në politikën e jashtme”.
Ndërkohë, Papa Leoni XIV ka reaguar duke deklaruar se nuk ka frikë nga presionet politike dhe se do të vazhdojë të flasë kundër luftës dhe dhunës në botë./K.C/dritare.net