Na ndiqni edhe në

Shëndet

Mjeku ortoped: Gabimet që bëjnë njerëzit që çojnë në dhimbje dhe operacione të legenit!

Mjeku ortoped: Gabimet që bëjnë njerëzit që

Burimi: The Telegraph

Po rritet ndjeshëm numri i operacioneve të zëvendësimit të nyjeve të legenit. Në Mbretërinë e Bashkuar kryhen rreth 100,000 ndërhyrje të tilla çdo vit, dhe deri në vitin 2060 ky numër pritet të rritet me gati 40 për qind. Edhe frakturat e legenit janë në rritje, duke kaluar 70,000 raste në vit në Angli, Uells dhe Irlandën e Veriut.

Shumë prej këtyre rasteve lidhen me faktorë që nuk mund t’i kontrollojmë, si mosha dhe gjenetika, por sipas ekspertëve, ka shumë gjëra që mund të bëjmë në moshën e mesme për të mbrojtur shëndetin e kockave dhe të kyçeve, si dhe për të ulur rrezikun e dëmtimeve. Megjithatë, shumë njerëz po gabojnë në mënyrën si kujdesen për trupin e tyre.

“Legeni është shumë i keqkuptuar,” thotë kirurgu ortoped i legenit Giles Stafford. “Shumë pacientë e dëmtojnë veten duke injoruar sinjalet e trupit, duke e ngarkuar tepër nyjen dhe duke shkaktuar dëmtime.”


Si funksionon nyja e legenit
Nyja e legenit është një strukturë shumë e sofistikuar që mban peshën e gjithë pjesës së sipërme të trupit dhe lejon lëvizje të shumta. Ajo është e mbrojtur nga ligamente, muskuj dhe nga një membranë që prodhon lëng lubrifikues për nyjën. Sipas Stafford, lëvizshmëria e legenit varet nga forma e saj:
“Nëse ke një gropë më të cekët të nyjes, ke më shumë lëvizshmëri; këta janë njerëzit që zakonisht bëjnë mirë në yoga, balet apo arte marciale. Nëse ke një strukturë më të thellë, lëvizshmëria është më e kufizuar. Nuk është e mundur që të gjithë të ulen këmbëkryq apo të bëjnë spagat.”

Mjeku ortoped: Gabimet që bëjnë njerëzit që
Çfarë bën mjeku vetë për shëndetin e legenit?
Stafford thotë se kujdeset duke mbajtur peshën trupore nën kontroll dhe duke forcuar muskujt. Ai shmang aktivitetet që i shkaktojnë dhimbje:
“E kam lënë vrapin. Mund të përdor biçikletën statike dhe të luaj tenis, por vrapi më shkakton dhimbje të forta në legen. Trupi të tregon kur diçka nuk është në rregull.”

Gabimet më të zakonshme në moshën e mesme
1. Shtrirja e tepërt
Shtrirja e vazhdueshme deri në kufijtë maksimalë të lëvizjes rrit stresin në legen. Ka shumë moda për “hapjen e legenit” dhe yoga ku njerëzit përpiqen të kalojnë kufijtë e trupit të tyre. Por çdo trup ka një limit natyral dhe nuk mund ta ndryshosh këtë me forcë. Ushtrimet si CrossFit apo squats me peshë e rrisin rrezikun e dëmtimit të legenit, informon dritare.net

2. Shtimi në peshë
Shtimi i peshës rrit presionin mekanik mbi legen dhe shkakton inflamacion. Obeziteti lidhet ngushtë me osteoartritin e legenit në moshën e mesme. Në disa raste, humbja e peshës mund të përmirësojë ndjeshëm dhimbjen pa nevojë për operacion.

3. Qëndrimi ulur gjatë gjithë ditës
Legeni është krijuar për lëvizje. Kur qëndrojmë ulur për kohë të gjatë, nuk ushqehet si duhet nga lëngu sinovial. Gjithashtu, qëndrimi ulur dobëson muskujt që mbrojnë legenin dhe i mban fleksorët e tij të shkurtuar e të tendosur.

Mjeku ortoped: Gabimet që bëjnë njerëzit që
4. Ushtrime me ndikim të lartë pa pushim të mjaftueshëm
Legeni ka një “kapacitet” të kufizuar gjatë jetës. Aktivitetet me ndikim të lartë mund ta shpejtojnë konsumimin e legenit. Edhe njerëzit shumë të stërvitur mund të zhvillojnë probleme nëse e tejkalojnë këtë kufi. Rekomandohen aktivitete më të buta si çiklizmi, noti apo Pilates. Nëse dikush vrapon, më mirë në terren të butë ose në pistë.

5. Injorimi i dhimbjes
Shumë njerëz vazhdojnë aktivitetin edhe kur kanë dhimbje, gjë që mund ta përkeqësojë dëmtimin e legenit. Dhimbja shpesh ngatërrohet me dhimbje në vithe ose zona të tjera, duke vonuar diagnostikimin.

6. Moskujdesi për shëndetin e kockave
Mungesa e vitaminës D, ndryshimet hormonale pas menopauzës dhe mungesa e kalciumit rrisin rrezikun për osteoporozë që prek edhe legenin. Pirja e duhanit dëmton qelizat që ndërtojnë kockën.

7. Mungesa e ushtrimeve të forcës dhe ekuilibrit
Forcimi i muskujve rreth legenit është thelbësor për mbrojtjen e tij. Ushtrimet si ngritja e këmbës në anësore, squat-et e kontrolluara deri në 90 gradë dhe ushtrimet e ekuilibrit ndihmojnë në stabilitet dhe parandalim të rrëzimeve që dëmtojnë legenin.

8. Qëndrimi i keq trupor
Qëndrimi i përkulur dëmton balancën e muskujve, shtrembëron legenin dhe rrit presionin mbi të. Me kalimin e moshës, trupi e kompenson më pak këtë problem, prandaj është më e dëmshme./K.C/dritare.net