Eric Adams bëhet banor i Tiranës, regjistrohet në Njësinë Nr. 2
Dritare.net

Vetëm katër ditë pasi mori shtetësinë shqiptare, Eric Adams është regjistruar zyrtarisht si banor i Njësisë Administrative Nr. 2 në Tirana.
Lajmi është bërë i ditur nga Florian Pullazi, i cili e priti Adams në ambientet e njësisë, duke e cilësuar atë si “banorin më të ri” të kësaj zone.

Në një reagim publik, Pullazi theksoi se ish-kryetari i bashkisë së New York City dhe ish-senator i njohur është një mik i madh i shqiptarëve, ndërsa tashmë mban edhe pasaportë shqiptare.

Ai vuri në dukje se Adams njihet për angazhimin e tij në çështjet e sigurisë publike, duke përmendur edhe të kaluarën e tij si kapiten në Departamentin e Policisë së Nju Jorkut.

Sipas deklaratave, vetë Adams e sheh marrjen e shtetësisë shqiptare si një reflektim të lidhjeve të forta dhe historike mes qytetit të New York-ut dhe komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara./L.F-dritare.net