Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Dera e BE-së, e hapur për Shqipërinë. Ja çfarë kërkova në Bruksel!

Rama: Dera e BE-së, e hapur për Shqipërinë. Ja

Kryeministri Edi Rama mblodhi Asamblenë e Partisë Socialiste në Vlorë, ku në fokus të fjalës së tij ishte procesi i integrimit evropian dhe ecuria e negociatave me Bashkimin Evropian. Rama theksoi se “dera e BE-së është e hapur” për Shqipërinë dhe se vendi duhet të përshpejtojë reformat për të avancuar sa më shpejt drejt anëtarësimit, duke kërkuar njëkohësisht ruajtjen e fokusit politik për të mos humbur ritmin e procesit.

“Sot dera e BE-së është e hapur, sepse nëse nuk do të ishte e hapur, ne s’do t’i kishim hapur dot të gjithë kapitujt e anëtarësimit në 11 muaj. Natyrisht ne i kemi hapur të 11 kapitujt, pasi kemi qenë gati. Këtu shpërtheu një furtunë e madhe, ‘u bllokuan negociatat’, tani ata që thoshin ‘ne kurrë s’do futemi në BE’, tani thonë ‘ishim te dera e BE dhe nuk na futi Edi Rama’. Ajo që nuk është normale, është që PS të humbasë fokusin nga gjërat që kanë rëndësi vërtetë. PS duhet të krijojë imunitet të plotë nga gjithë kjo mjegull dhe gjithë kjo baltë, që synon të mjegullojë sytë edhe të anëtarësisë tonë. Është shumë e rëndësishme që të mos kemi humbje kohe dhe luhatje. Në fund të janarit, Parlamenti votoi 27 ligje deri në mëngjes. Ishin 27 ligje që ishin pjesë e negociatave. Pse koha në këtë proces është flori në kuptimin e vërtetë të fjalës, unë po ju them se nuk mund të isha dot në atë seancë, sipas datës së caktuar dhe kam marrë personalisht në telefon personalisht në Bruksel dhe ju thashë: ‘ju lutem duhet të jem edhe unë aty, sepse nuk ka kuptim’. Dhe ne i kemi ato votat me kandar farmacie, sepse ishin 7 ligje që donin 84 vota. Edhe u thashë ‘ka mundësi ta shtyjmë 3 ditë seancën’ dhe përgjigja ishte ‘jo’. Pra shtyhen afatet. Ky është intensiteti. Imagjino tani të na duheshin molotovarët për të bërë 84 vota. Përfytyrojeni çfarë fati do të kishte Shqipëria me procesin e integrimit”, tha kryeministri Rama./K.C/dritare.net