Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama-fermerëve: Kush shet prodhimin paraqet faturën dhe merr 10% të vlerës pas

Rama-fermerëve: Kush shet prodhimin paraqet faturën dhe merr 10%

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me fermerët në Lushnjë, ku prezantoi skemën e re të mbështetjes për bujqësinë dhe theksoi rëndësinë e bashkimit të fermerëve për të rritur fitimet. Gjatë bashkëbisedimit, Rama u ndal edhe te debatet politike lidhur me ndihmën për bujqësinë, duke mbrojtur ndryshimet në politikat e subvencioneve dhe duke theksuar se skema e re synon të sjellë më shumë përfitime për fermerët dhe të afrojë vendin me standardet e Bashkimit Evropian.

“Është e neveritshme se si, për hir të një lufte të verbër, as politike, por tribale, angazhohet një lugë e tërë tenxheresh për ta nxjerrë nga konteksti atë që themi. Ndërkohë që është e qartë për ata që janë fermerë, se ajo që kemi bërë ne është shumë më shumë se “jepni naftë”. Jo të gjithë e meritonin naftën dhe e përdornin për punë bujqësie. Skema e ndarjes ishte një skemë që kishte problematikat e veta. Nuk e ka BE këtë skemë. Ne po shkojmë në BE, jemi kritikuar, jemi justifikuar dhe tani kemi ardhur te hapi tjetër: nuk do të japim mbështetje në bazë të sasive, por do të japim mbështetje nga 300 euro në 7-8 mijë euro, nëse ai që shet prodhimin e vet paraqet faturën. Atëherë merr 10% të TVSH-së nga fatura para në dorë. Me ato para, nëse do të blesh naftë, blije.

Ata që flasin janë të verbër dhe të ligj. Ajo që u intereson është si të nxisin sherr dhe agresivitet ndaj qeverisë. Nuk u del e keqja dhe kurrë mos iu daltë. Ajo që ne po bëjmë është të komunikojmë me ju dhe përmes jush t’u komunikojmë të gjithë fermerëve me një ofertë të re. Oferta e re nuk do të thotë vetëm 53 mln euro mbështetje, jo vetëm rimbursimin, programin e ri me BE”, tha Rama./K.C/dritare.net