Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kryeministri Rama nga Vlora: Turizmi në rritje, marsi me shifra pozitive

Kryeministri Rama nga Vlora: Turizmi në rritje, marsi me shifra pozitive

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim në Vlorë me operatorët turistikë, ku në fokus ishte ecuria e sezonit turistik, përmirësimi i cilësisë së shërbimeve dhe mbështetja për sipërmarrjet në këtë sektor. Gjatë bashkëbisedimit, Rama theksoi rritjen e ndjeshme të numrit të turistëve gjatë marsit 2026, duke e krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Në çdo emër të vendeve prej nga vijnë turistët, në mars krahasuar me marsin e kaluar, vizitorët nga Italia, janë rritur me 11%. Vizitorët nga SHBA janë rritur me 45%, nga Gjermania me 23%, nga MB me 22%, nga Spanja me 34%, nga Austria me 20%, nga Norvegjia me 105%, nga Belgjika me 4% dhe nga Danimarka me 711%… këto janë të dhëna nga kufiri që do të thotë që këtu flas për shifrat e gjithë Shqipërisë. Por ka ca gjëra që duhet t’i diskutojmë sot’, u shpreh Rama para operatorëve./K.C/dritare.net