Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti: Përpjekje për të gërryer marrëveshjen e Ohrit, duhet t’i dalim zot!

Gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti: Përpjekje

Ali Ahmeti ka dhënë një mesazh të fortë në Samitin e Diasporës, duke ngritur shqetësimin për situatën e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, në kuadër të protestave të fundit të studentëve që kërkojnë të drejtën për të zhvilluar provimet në gjuhën shqipe. Kreu i BDI-së theksoi se gjuha shqipe përballet me sfida serioze dhe kërkoi angazhim të përbashkët për mbrojtjen e saj, ndërsa vuri në dukje rëndësinë e arritjeve të Marrëveshja e Ohrit dhe rolin e shqiptarëve në të ardhmen e Maqedonisë së Veriut.

“Sa i takon gjuhës shqipe në Maqedoni, është një rrezik i vërtetë që duhet t’i dalin zot të gjithë gjuhës që e flasin të gjithë. Gjuha shqipe në Maqedoni, me marrëveshje të nënshkruar dhe të garantuar nga SHBA-të, është garantues NATO dhe ne kemi besuar në autoritetin e SHBA-ve, BE dhe NATO-s, kemi hedhur firmën, kemi pranuar marrëveshjen e nënshkruar në Ohër dhe kemi qenë të sigurt dhe kemi punuar bashkërisht. Suksesi i marrëveshjes së Ohrit dhe arritjet, që nga simbolet kombëtare, arsimi në gjuhën shqipe, e folura në administratë e shqipes dhe përfundimi i ligjit të gjuhës shqipe që e flasin mbi 20% të qytetarëve, është gjuhë zyrtare me alfabetin e saj. Çdo koment tjetër është vetëm për ta gërryer përfundimisht marrëveshjen e Ohrit dhe për t’i ndryshuar karakterin. Përgjegjësinë e kemi të përbashkët. Maqedonia ka ardhmëri në bashkëjetesë, bashkëqeverisje vetëm me shqiptarët. Pa shqiptarët, nuk mund të mbijetojë dhe ditët i ka të numëruara”, tha Ahmeti./K.C/dritare.net