Na ndiqni edhe në

Opinione

Ju që jeni kundër standardit të shqipes!

Ju që jeni kundër standardit të shqipes!

Nga Teuta Toska
Profesorët tanë, gjuhëtarët shqiptarë më të mirë, u mblodhën (thuajse) të gjithë bashkë dhe përshkruan rregullat për një SISTEM të shqipes zyrtare (standardi), që mbështetet në dy boshtet më të qenësishme të strukturës gramatikore të shqipes: lakimi (i emrit, mbiemrit e përemrit) dhe zgjedhimi (i foljes). Është kaq koherent sistemi, sa në pjesën më të madhe të fjalëve të shqipes kemi forma gramatikisht të dallueshme për rasa të ndryshme e veta/kohë/diatezë të ndryshme. Për shembull, një folje në standard shfaqet në përdorim në standard në rreth 250 forma gramatikore TË DALLUESHME.
E parashkruan sistemin në mënyrë të përsosur? Jo, e dinin edhe vetë. Por bënë më të mirën që dinin.
Dhe gjuha, nga ana tjetër, e përmirëson veten çdo ditë, sipas nevojave dhe mençurisë së atyre që e përdorin.
Tani, ju që jeni kundër këtij standardi, na krijoni një sistem të tillë kaq koherent, me paradigma të plota, parashkruani rregulla aq të mësueshme, përdoreni vetë në mënyrë po aq koherente dhe na e jepni pastaj neve për ta përdorur./Marrë nga Facebook-u i autores