Tensione te selia e PD, protestuesit përplasen me demokratët
Thursday 18 June 2026, 19:07
Dritare.net

Marshimi i qytetarëve në ditën e 19-të të protestës jopartiake është shoqëruar me momente tensioni në qendër të Tiranës.
Pasi ndaluan përpara Kuvendit, protestuesit vijuan itinerarin e tyre drejt selisë së Partisë Demokratike, ku pati përplasje verbale me disa mbështetës të PD-së që ndodheshin në ambientet e godinës.
Gjatë qëndrimit përpara selisë, protestuesit thirrën: "Rama n'burg, Berisha n'burg"./K.C/dritare.net