Na ndiqni edhe në

Opinione

Aida Gjecaj: Turizmi nuk është armiku, është buka e mijëra familjeve shqiptare

Nga Aida Gjecaj, Guesthouse Gjecaj- Theth

Prej shumë vitesh punoj në turizëm e nuk menaxhoj vetem nje bujtine por i kam prekur te gjitha hallkat e zinxhirit dhe e shoh çdo ditë se sa shumë familje shqiptare varen nga një sezon i mirë turistik si ai i para dy a tre viteve ku te gjithe ishin te kenaqur nga puna qe kishte per te gjithe!

Çdo turist që zgjedh Shqipërinë nuk mbështet vetëm një hotel apo një restorant. Ai mbështet fermerin, blegtorin, guidën turistike, transportin, artizanin, piken e shumices, marketin, dhe një zinxhir të tërë njerëzish që jetojnë me punën e tyre.

Protesta është një e drejtë demokratike dhe zëri i qytetarëve duhet dëgjuar. Por po aq e rëndësishme është që çdo proces proteste të çojë drejt një zgjidhjeje.

Konfliktet e tejzgjatura, pasiguria dhe imazhi i një vendi në përplasje të vazhdueshme nuk dëmtojnë vetëm institucionet apo politikën; ato dëmtojnë besimin e vizitorëve, të investitorëve dhe të mijëra familjeve që varen nga turizmi.

Shqipëria ka nevojë për natyrë të mbrojtur e te pastër, për komunitete të forta, për investime serioze vendase dhe të huaja, si dhe për Brande ndërkombëtare që rrisin standardet dhe vlerën e vendit tonë në sytë e botës.

Ndoshta nuk biem dakord për gjithçka, por besoj se të gjithë duam një Shqipëri më të zhvilluar, më të sigurt dhe më mikpritëse.

Turizmi ne kete moment ka nevojë për qetësi, besim dhe siguri. Sepse çdo sezon i humbur është një mundësi e humbur për mijëra familje shqiptare.

Le të dëgjohemi.
Le të dialogojmë.
Le të gjejmë zgjidhje.

Turizmi ska faj.
Turizmi nuk është armiku./dritare.net