Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Thursday 18 June 2026, 21:09
Dritare.net
Në përfiundim të protestës së 19-të para Kryeministrisë kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec protestuesit nisën marshimin në rrugët e Tiranës.
Pas grumbullimit te sheshi "Skënderbej", protestuesit marshuan kësaj radhe jo drejt Kryeministrisë, por drejt Parlamentit, ku e gjithë mazhoranca socialiste përfshirë Kryeministri Edi Rama, ndodhej aty. Pas Kuvendit, protestuesit marshuan drejt selisë së PD-së ku u përplasën me demokratët, për t'u vendosur pastaj para Kryeministrisë./K.C/dritare.net