Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

SPAK kërkon arrestimin/ Kuvendi voton të enjten për imunitetin e Ballukut. Ja rendi i ditës!

SPAK kërkon arrestimin/ Kuvendi voton të enjten për imunitetin e

Të enjten, më 12 mars, Kuvendi i Shqipërisë do të mbajë seancën plenare ku një nga pikat kryesore të rendit të ditës është shqyrtimi i kërkesës së SPAK-ut për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku.

Pas miratimit të procesverbalit dhe njoftimeve përkatëse, do të shqyrtohet kërkesa e SPAK, ku pas fjalës së Ballukut do të paraqiten raportet e opozitës dhe mazhorancës, dhe më pas do të votohet. Heqja e imunitetit kërkon shumicë të thjeshtë prej 71 votash. Gjatë seancës do të trajtohen edhe disa projektvendime dhe marrëveshje financiare, përfshirë ratifikimin e huave dhe caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit.


Projektvendimet që pritet të shqyrtohen të enjten në Kuvend:

1.Projektvendimi “Për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetes Belinda Balluku, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit”.

(Në mbështetje të nenit 73 të Kushtetutës dhe neneve 13 dhe 118 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim).

Pasi të flasë deputetja Balluku, paraqitet raporti nga opozita. Më pas paraqitet raporti i mazhorancës dhe në fund votohet.

2. Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën e Metrit, nënshkruar në Paris, më 20 maj 1875, të ndryshuar me konventën e nënshkruar në Sèvres, më 6 tetor 1921, dhe rregulloren përkatëse”. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, shkronja “ç”, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim)

3. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë (huamarrësi), përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) (agjencia e zbatimit të projektit) dhe KfË, Frankfurt am Main (KfË), për rehabilitimin e hidrocentralit të Fierzës”. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, shkronja “ç”, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim)

4. Projektvendimi “Për disa shtesa në vendimin nr. 64/2025, “Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar”. (Në mbështetje të nenit 78, pika 1, të Kushtetutës, si dhe të neneve 21, pika 1, dhe 55 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

5. Projektvendimi “Për një shtesë në vendimin nr. 65/2025, “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar”.

(Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, si dhe neneve 21/1 dhe 55 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

6. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. (Në mbështetje të nenit 45 të Rregullores së Kuvendit: Çdo deputet mund të flasë jo më shumë se 5 minuta dhe nëse diskuton në emër të grupit parlamentar, jo më shumë se 8 minuta. Koha e diskutimeve për çështje jashtë rendit të ditës nuk mund të jetë më shumë se 60 minuta.)/K.C/dritare.net