Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Propozimi i Pjerin Ndreut: T’i rikthejmë Shëngjinit emrin “Wilson”, si në kohën e Fan Nolit!

Propozimi i Pjerin Ndreut: T’i rikthejmë Shëngjinit emrin

Sot Pjerin Ndreu kryebashkiak i Lezhës ka botuar në rrjetet sociale një thirrje simbolike për të rikthyer në vëmendje një fragment të harruar të historisë shqiptare. Ai sjell në vëmendje dekretin e vitit 1924, kur Fan Noli e quajti Shëngjinin me emrin “Wilson”, në nder të Presidentit amerikan të asaj kohe.

“Me nje dekret te vitit 1924, Fan Noli, emertoi Shengjinin me emrin "Wilson", ne nder te Presidentit Amerikan te asaj kohe, Wilson!

Shoqeria "Vatra" ja komunikoi vendimin agjencisë "Associated Press" e cila e shperndau ne gjithe shtypin amerikan. Amerikanet shprehen mirenjohjen e tyre per nderin qe vendi yne ju beri! Po sikur ta ribejme perseri vendimin?!

Me poshte dekreti dhe komenti per lajmin!”, shkruan Ndreu.

Propozimi i Pjerin Ndreut: T’i rikthejmë Shëngjinit emrinPropozimi i Pjerin Ndreut: T’i rikthejmë Shëngjinit emrin

Më 11 shkurt 1924, Fan Noli mbajti një fjalim në Kuvend, ku lavdëroi Presidentin Wilson për mbështetjen e tij ndaj Shqipërisë. Më pas, në seancë parlamentare për nder të të ndjerit Wilson, u propozua që porti i Shëngjinit dhe në disa versionet edhe porti i Sarandës, të emërohej “Wilson”. Më 2 gusht 1924, Këshilli i Ministrave i qeverisë së Fan Nolit miratoi formalisht emërtimin “Wilson” për Shëngjinin dhe ai u fut në dokumente zyrtare, edhe u raportua nga The New York Times më 12 gusht 1924. “Albanians have felt this to a large extent because it was thanks to Woodrow Wilson’s interest that their country was saved from partition during …” , shkroi The New York Times.

Ky emërndryshim zgjati vetëm disa muaj, deri në fund të qeverisë së Nolit (dhjetor 1924) dhe më pas u hodh poshtë nga Ahmet Zogu

Kryebashkiaku Pjerin Ndreu po rithekson këtë episod historik dhe propozon ripërcaktimin simbolik të Shëngjinit si “Wilson” në përkujtim të kësaj tradite, duke bërë reference tek dekretet historike të Nolit.

Një sugjerim për z.Ndreu. Nëse do patjetër të ndryshoje emrin e Shëngjinit, atëherë të mos kërkoje jashtë, por brenda historisë sonë. Më mirë “Fan Noli”, sesa “Willson” që sado i nderuar, nuk e ndjeu kurrë erën e detit tonë./dritare.net