Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Irani nuk duhet të ketë kurrë me armë bërthamore! Çfarë tha Macron pas telefonatës me presidentin iranian

Irani nuk duhet të ketë kurrë me armë bërthamore!

Presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e ri të Iranit, Masoud Pezeshkian, me fokus çështjen e programit bërthamor iranian dhe sigurinë rajonale.

Në një postim në rrjetin social X (ish-Twitter), Macron tha se gjatë bisedës, të dy palët ranë dakord të përshpejtojnë negociatat mes Iranit dhe fuqive evropiane, të udhëhequra nga Franca, për të arritur një zgjidhje në lidhje me programin e diskutueshëm bërthamor të Teheranit.

"Kërkesa ime është e qartë: Irani nuk duhet të pajiset kurrë me armë bërthamore. Irani duhet të ofrojë të gjitha garancitë se synimet e tij janë paqësore," deklaroi Macron.

Presidenti francez shtoi se është i bindur se ekziston një rrugëdalje nga lufta dhe një mundësi për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve në rajon.

"Për të arritur këtë, do të përshpejtojmë negociatat e udhëhequra nga Franca dhe partnerët evropianë me Iranin," theksoi Macron.

Deklarata e tij vjen në një moment të ndjeshëm për politikën ndërkombëtare, teksa shqetësimet për sigurinë bërthamore dhe tensionet në Lindjen e Mesme mbeten të larta. Biseda me presidentin Pezeshkian shënon një sinjal të parë të angazhimit diplomatik midis udhëheqjes së re iraniane dhe Evropës./L.F-dritare.net