Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Diaspora ura që shumëfishon forcën e kombit!

Rama: Diaspora ura që shumëfishon forcën e kombit!

Në samitin e diapsorës, kryeministri Rama theksoi se Shqipëria nuk kufizohet vetëm brenda territorit të saj. Në një mesazh për shqiptarët jashtë vendit, ai tha se ajo që dikur ishte një largim i dhimbshëm, sot është kthyer në një lidhje të pazëvendësueshme dhe një urë që rrit kontributin dhe vlerën e Shqipërisë në botë.

"Kënaqësi të vi këtu si një zë, me shumë zërash, që formojnë bashkësinë e një kombi shumë më të madh. Shqipëria nuk mbaron aty ku mbaron territori i saj, Shqipëria jeton kudo ku shqiptarët majën gjuhën, shpresën kokëfortë dhe ndjen e pathyeshme të përkatësisë së tyre kombëtare. Sot kur bota është me e ndërlidhur se kurrë dhe kur fjala si kurrë më parë vjen e ven në çast sa hap e mbyll sytë nga një kontinent në tjetrin, ju jeni zgjatimi i Shqipërisë kudo në botë. Ka pasur një kohë kur shqiptarët iknin nga atdheu duke i mbajtur zemrat si gurë mbi shpinë, duke marrë me vete guximin e kujt s’ka asgjë për të humbur dhe dhimbjen e ndarjes me gjithçka. Por atë që historia deri dje e quante ikje të pangushëllueshme koha e ka shndërruar në një lidhje të pazëvendësueshme, ajo që dikur dukej si hendek, sot është bërë urë. Sot diaspora shqiptare nuk është histori ikje, por e shumëfishimit të forcave të kontributit shqiptar dhe vlerës së shtuar të Shqipërisë. Shqiptarët ndërtuan jetë, familje karrierë, sipërmarrje, në vende që nisën ti njohin ata jo përmes stereotipave, por dobisë, qëndrueshmërisë e fisnikërisë", tha Rama./dritare.net