
KAS rrëzon kërkesën e Partisë Socialiste
Dritare.net
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) ka rrëzuar kërkesën e Partisë Socialiste, për numërimin e votave të shënjuara edhe jashtë kuadratit. Sipas Partisë Socialiste edhe në rastet kur shenja e votimi x ose +, është vendosur jashtë kuadratit në rastin e votës për kandidatët, është bërë në mënyrë të tillë që e tregon qartë vullnetin e zgjedhësit, të llogaritej si votë e vlefshme.
KAS nuk e ka pranuar këtë kërkesë, për kutitë që janë vendosur të rinumërohen pas animimeve të Partisë Demokratike.
“Referuar vendimit nr. 30, datë 25.04.2025, të Komisionit Rregullator për ‘Udhëzuesin punës për Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor dhe Grupet e Numërimit të Votave për zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, në rastin kur shenja e zgjedhësit në fletën e votimit nuk ndodhet brenda kutisë që i korrespondon kandidatit përkatës të listës shumemërore, por shenja është bërë në mënyrë të tillë që e tregon qartë vullnetin e zgjedhësit, fleta e votimit konsiderohet e vlefshme”, thuhej në shkresën e PS./K.C/dritare.net

















