
Fustani që veshi Mariah Carey, zgjidhet nga Luana, ja sa kushton!
Dritare.net
Luana Vjollca ka shkëlqyer në finalen e “Ferma VIP” me një fustan Schiaparelli prej 10.500 €
Në natën finale të spektaklit “Ferma VIP” edicioni i dytë, moderatorja Luana Vjollca tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj elegante, duke zgjedhur një krijim luksoz nga shtëpia prestigjioze franceze Schiaparelli.
Fustani i përzgjedhur është pjesë e koleksionit SS23 Ready-to-Wear, me një çmim prej 10.500 €. Ai përbëhet nga një dizajn bust pa mëngë, me saten në pjesën e përparme dhe kadife të zezë në pjesën e pasme, duke krijuar një siluetë që vë në pah linjat elegante femërore.
Ky fustan ka tërhequr vëmendje edhe më parë në skena ndërkombëtare. Mariah Carey e veshi atë në American Music Awards 2024, ndërsa Bianca Brandolini d’Adda, një nga ikonat e stilit italian, e shfaqi në Festivalin e Filmit në Venecia./E.P-dritare.net

















