Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Muzika në plazhe/ Ministrja Kumbaro: Asnjë tolerim për ata që prishin qetësinë e pushuesve!

Muzika në plazhe/ Ministrja Kumbaro: Asnjë tolerim për ata

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ka dhënë një mesazh të qartë lidhur me menaxhimin e zhurmave gjatë sezonit turistik, duke theksuar se muzika e lartë në zonat turistike nuk është më vetëm një çështje orari, por edhe një çështje standardesh dhe respekti ndaj pushuesve.

Në një deklaratë publike, Kumbaro u shpreh se Policia e Shtetit është tashmë e pajisur me mjete të posaçme për të matur nivelin e decibelëve dhe do të ndërhyjë ndaj çdo subjekti që tejkalon normat e lejuara të zhurmës, edhe nëse ndodhet brenda orarit të lejuar për muzikë.

"Nuk është më vetëm çështje orari. Edhe në orën 12 të ditës, nëse muzika tejkalon nivelin e lejuar të zhurmës, do të ketë ndërhyrje. Policia është e pajisur me mjete për të matur nivelin e decibelëve dhe nuk do të tolerohen tejkalime që shkatërrojnë pushimet e njerëzve", theksoi ministrja Kumbaro.

Ajo bëri thirrje për një bashkëjetesë të kujdesshme mes aktiviteteve turistike dhe pushuesve, duke nënvizuar se turizmi cilësor nuk ndërtohet mbi kaosin dhe zhurmat e tepruara, por mbi rregullin, respektin dhe përvojën e mirë të vizitorëve.

Kjo masë vjen si pjesë e përpjekjeve të qeverisë për të përmirësuar standardet e turizmit në Shqipëri dhe për të siguruar që sezoni veror të mos shoqërohet me shqetësime për qytetarët e thjeshtë dhe turistët e huaj./L.F-dritare.net