
Erdogan dënoi ashpër veprimet ushtarake të Izraelit në Iran!
Dritare.net
Presidenti turk Erdogan dënoi ashpër veprimet ushtarake të Izraelit në Iran. “Fqinji ynë, Irani, tani po i nënshtrohet terrorit shtetëror të Izraelit. Unë i dënoj sulmet e Izraelit ndaj Iranit me fjalët më të ashpra. Nuk kemi dyshim se populli iranian do ta kalojë këtë. Sulmet e kryera nga Izraeli në Gaza, Liban, Jemen, Siri dhe së fundmi në Iran përcaktohen dhe përshkruhen si banditizëm”, tha Rexhep Taip Erdogan.
Presidenti turk paralajmëroi qëndrimin e tij të ashpër kundër një "rendi të ri Sykes-Picot" në Lindjen e Mesme dhe bëri thirrje për solidaritet më të fortë mes kombeve islamike kundër veprimeve izraelite dhe destabilizimit rajonal.
“Ne nuk do të lejojmë vendosjen e një rendi të ri Sykes-Picot në rajonin tonë me kufij që do të vizatohen me gjak”, tha Erdogan në Sesionin e 51-të të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC) në Stamboll.
Sykes-Picot ishte një traktat sekret i vitit 1916 midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës, me pëlqimin e Rusisë dhe Italisë, për të përcaktuar sferat e tyre të ndikimit dhe kontrollit të dakorduara reciprokisht në një ndarje përfundimtare të Perandorisë Osmane.
Erdogan i përshkroi kushtet në Gaza si më të këqija se ato të kampeve naziste të përqendrimit, kur tha se "2 milionë motra dhe vëllezër tanë në Gaza kanë luftuar për të mbijetuar në këto kushte për 21 muaj"./E.P-dritare.net

















