Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

BE bën thirrje për qetësi pas sulmeve amerikane ndaj objekteve bërthamore iraniane

BE bën thirrje për qetësi pas sulmeve amerikane ndaj objekteve

Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka reaguar pas sulmeve të fundit amerikane ndaj objekteve bërthamore iraniane, duke bërë një thirrje të fortë për vetëpërmbajtje dhe shmangie të përshkallëzimit ushtarak.

Në një postim të publikuar të dielën në rrjetin social X, Përfaqësuesja e Lartë për Punët e Jashtme të BE-së ka theksuar rëndësinë e rikthimit në dialog dhe ruajtjes së stabilitetit ndërkombëtar.

“Iranit nuk duhet t'i lejohet të zhvillojë një armë bërthamore, pasi kjo do të përbënte një kërcënim për sigurinë ndërkombëtare. U bëj thirrje të gjitha palëve të tërhiqen, të kthehen në tryezën e negociatave dhe të parandalojnë përshkallëzimin e mëtejshëm. Ministrat e Jashtëm të BE-së do të diskutojnë situatën nesër.” shkroi Kallas.
Thirrja e saj vjen në një moment tensioni të lartë ndërkombëtar, pas sulmeve që kanë shtuar frikën për një përballje më të gjerë në Lindjen e Mesme. Bashkimi Evropian ka shprehur vazhdimisht shqetësimin për pasojat që mund të sjellë një konflikt i tillë në sigurinë globale dhe stabilitetin energjetik./K.C/dritare.net