Na ndiqni edhe në

Showbiz

Ana Lika rrëfen periudhën e vështirë: E kam fshehur sëmundjen nga frika!

Ana Lika rrëfen periudhën e vështirë: E kam fshehur

Aktorja e njohur shqiptare Ana Lika, ka ndarë një rrëfim të rrallë dhe prekës për një nga periudhat më të vështira të jetës së saj.

Pas humbjes së nënës, Ana Lika ka treguar se është përballur me një krizë të rëndë shëndetësore dhe emocionale, e cila ka përkuar me kohën ku dhe ajo mësoi se do bëhej nënë.

“Pas vdekjes së mamit, më diagnostikuan me një problem neurologjik, një formë epilepsie”, tregoi Ana, në emisionin “Mam” nga Orinda Huta duke shtuar se për herë të parë një krizë epilepsie e kishte përjetuar pikërisht gjatë kontrollit të parë për vajzën e saj.

Ajo pranoi se për një kohë të gjatë kishte frikë të pranonte publikisht sëmundjen, pasi nuk donte qe vajza e saj të kishte një mama të paaftë

“Duke bërë ekon, më kap një krizë. Kisha frikë të tregoja që isha e sëmurë. Jo sepse më vinte keq për veten time, por sepse nuk doja që vajza ime të kishte një mama të paaftë”, ka thënë ajo.

Për shkak të trajtimit me medikamente, aktorja tregon se mori vendimin që vajzës së saj Marvel të mos i jepte gji.

Më tej ajo foli edhe për marrëdhënien me partnerin e saj, Bjordin, ku i ka treguar për herë të parë për sëmundjen dhe madje e ka pyetur nëse donte të ishin më bashkë.

“E kam pyetur nëse donte të rrinte me mua. Doja të dija nëse i peshoja. Nuk doja të isha barrë për askënd”, tha ajo, ndërsa e përshkroi Bjordin si shtyllën e saj, ndërsa për veten u shpreh: “Mbase unë jam ndihma e Bjordit tamam tamam”./E.P-dritare.net