
Pas javësh të tëra sfidash, përballjesh emocionale dhe punësh të palodhshme në fermë, Big Basta është shpallur fituesi i edicionit të dytë të “Ferma VIP2”
Reperi i njohur rrëmbeu zemrat e publikut me sinqeritetin, përkushtimin dhe humorin e tij karakteristik, duke u dalluar jo vetëm si një konkurrent i fortë, por edhe si një njeri me zemër të madhe. Në finalen emocionuese, ai la pas Anduel Kovaçin, duke kurorëzuar kështu një rrugëtim që për shumë u bë frymëzim.
“Ferma VIP 2” u ndoq me interes të madh nga publiku shqiptar, duke sjellë më afër personazhet e njohur në një format ndryshe, larg luksit, por më afër natyrës. E.P-dritare.net

















