
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe vranësira të pakta e hera – herës deri mesatare kalimtare kryesisht përgjatë relieveve të larta malore. Temperaturat maksimale luhaten nga 19-25 gradë Celsius.
Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe vranësira të pakta e hera – herës deri mesatare kalimtare kryesisht përgjatë relieveve të larta malore. Temperaturat maksimale luhaten nga 19-25 gradë Celsius.
Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 10m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës pritet të arrijë shpejtësi deri në 20 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.